AS Roma ka kaluar në epërsi ndaj Fenerbahçes në ndeshjen e Ligës së Kampionëve që po zhvillohet në Stamboll.
Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 39-të dhe mban firmën e Bryan Cristantes.
Mesfushori italian mori një pasim nga Donyell Malen në afërsi të zonës së rreptësisë, kontrolloi mirë topin dhe më pas realizoi me një goditje të bukur në këndin e poshtëm të majtë të portës.
Portieri i Fenerbahçes nuk pati mundësi të ndërhynte, ndërsa Roma kaloi në avantazh 0-1.
Një realizim i shkëlqyer nga Cristante, që i dha skuadrës italiane epërsinë pak minuta para përfundimit të pjesës së parë.
Fenerbahçe 0-1 AS Roma
39’ Bryan Cristante
