Sveçla identifikon të arrestuarin në Merdare: Stefan Raduloviq, terrorist i dyshuar për sulmin në Banjskë, paralajmëron se ‘koha e tolerancës ka përfunduar’
Prokuroria Speciale njoftoi se një person i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë është arrestuar në Merdare dhe është dërguar në mbajtje.
Lidhur me këtë rast, ka reaguar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili bëri të ditur se i arrestuari është Stefan Raduloviq.
Nëpërmjet një postimi, Sveçla shkroi: “Terroristët nuk kanë vend në vendin tonë dhe nuk do të mund t’i ikin përgjegjësisë pafundësisht. Sot u arrestua edhe një terrorist tjetër i dyshuar, i cili ishte në kërkim, Stefan Raduloviq, në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, me qëllim aneksimin e veriut. Koha e tolerancës ka përfunduar. Ata do të kapen kudo që hasen. Vazhdojmë pa ndalur për kushtetueshmëri dhe ligjshmëri.”
