Ministri i punëve të brendshmë, Xhelal Sveçla ka reaguar pas arrestimit të terrorist i dyshuar në lidhje me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Përmes një postimi në facebook Sveçla u shprehë se terroristët nuk kanë vend në vendin tonë e as nuk do të mund t’i ikin përgjegjësisë pafundësisht.

Terroristët nuk kanë vend në vendin tonë e as nuk do të mund t’i ikin përgjegjësisë pafundësisht. Sot, u arrestua edhe një terrorist i dyshuar, në kërkim, Stefan Raduloviq në lidhje me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit me qëllim aneksimin e veriut.

Ndërsa ka shtuar se koha e tolerancës ka përfunduar dhe se ata do të kapën kudo që hasen.

“Koha e tolerancës ka përfunduar. Ata do të kapën kudo që hasën. Vazhdojmë pa ndalur për kushtetushmëri e ligjshmëri”, ka shkruar Sveçla.