Tahiri i AAK-së për ofertën e kuorumit: S’kërkojmë pozita, vetëm 6 kërkesa strategjike
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, është shprehur sot në lidhje me ofertën e partisë së tij për krijimin e institucioneve të reja. AAK ka ofruar mbështetjen e saj për të siguruar kuorumin e nevojshëm, përfshirë edhe atë për zgjedhjen e Presidentit, në këmbim të gjashtë kërkesave që ajo i cilëson strategjike.
Tahiri ka theksuar se Aleanca nuk kërkon asnjë post në ekzekutiv, por vetëm një zotim të qartë për përmbushjen e këtyre kërkesave.
“Asnjë post për vete, asnjë interes partiak. Vetëm një marrëveshje e hapur për qytetarët, e bazuar në këto 6 kërkesa strategjike”, ka deklaruar Tahiri.
