Dy shqiptarë, të dënuar për vepra të rënda penale si vjedhje me dhunë, torturë dhe skllavëri, janë arrestuar në Shkodër dhe Vorë. Ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane dhe pritet të ekstradohen drejt Italisë.
Njëri prej të arrestuarve është dënuar me 7 vite e 11 muaj burg për vjedhje me dhunë dhe vepra të tjera penale, ndërsa tjetri me 4 vite burg për torturë dhe skllavëri.
Policia ka bërë të ditur se të dy shtetasve u ka mbetur ende për të vuajtur pjesë e dënimeve të tyre. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, ka nisur procedurat për ekstradimin e tyre drejt Italisë.
