Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet të hënën, më 12 tetor, për të diskutuar tri pika të rendit të ditës.

Në takim, fillimisht pritet të miratohet procesverbali i mbledhjes së mëparshme të Kryesisë. Më pas, do të bëhet propozimi i rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare të Kuvendit, e cila do të përfshijë këto pika:

* Miratimin e procesverbaleve nga seancat e mëparshme.
* Deklarimet jashtë rendit të ditës.
* Pyetjet parlamentare.
* Përzgjedhjen e dy anëtarëve jo-ekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
* Formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve (dy nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet joshumicë) për Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.
* Propozimin nga Grupi Parlamentar i Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Pika e fundit e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave të ndryshme.