Të shtëna me armë në Lipjan: Arrestohet i dyshuari për tentativë vrasje
Një burrë është arrestuar në Lipjan nën dyshimin për tentativë vrasje, pasi thuhet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një veture.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 17:30. Fillimisht, i dyshuari ka tentuar të sulmojë fizikisht viktimën, e cila gjendej brenda automjetit. Kur viktima ka provuar të largohej, i dyshuari ka hapur zjarr në drejtim të makinës.
Policia ka sekuestruar një pistoletë dhe 48 fishekë, ndërsa me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.
