Një person është arrestuar për kanosje dhe të shtëna me armë zjarri në fshatin Raçë të Gjakovës, ka bërë të ditur policia sot.
Policia tha se informatën e mori përmes linjës telefonike dhe se njësitë relevante policore kanë reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e kalibrit 7.62×39 mm.
“I dyshuari (mashkull i moshës madhore) është arrestuar dhe ka dorëzuar armën e përdorur, si dhe 11 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij janë iniciuar veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Kanosja”.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë u zotua për përkushtim në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

