**Të shtëna në Berlin: Shoferi plagoset rëndë pasi plumbi shpon automjetin**
Një shofer është plagosur rëndë pasi u qëllua me armë zjarri gjatë natës në Berlin. Plumbi, siç dyshohet, ka shpuar parabrisën e automjetit tip Mercedes dhe ka goditur drejtuesin.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit në rrugën Gottlieb-Dunkel-Straße, në lagjen Tempelhof.
Pas plagosjes, shoferi humbi kontrollin e automjetit, i cili doli nga rruga, kaloi mes disa pemëve dhe u përplas me një kabinë tualeti portative. Këtë e bën të ditur gazeta gjermane Bild.
Autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes. Policia rrethoi zonën dhe nisi kërkimet për prova, por ende nuk dihet nëse sulmi ishte i qëllimshëm ndaj shoferit. Hetimet po udhëhiqen nga njësia e vrasjeve.
Ky incident shënon rastin e dytë të të shtënave të raportuara në Berlin brenda pak orësh. Mëngjesin e së shtunës, në lagjen Pankow, një person i panjohur dyshohet se qëlloi disa herë me armë zhurmuese ndaj një burri, por pa e plagosur atë. Autori u largua dhe ende nuk është arrestuar.
