Temperaturat deri në 32°C këtë të diel në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë me dije se dita e diel do të mbizotërohet nga mot me diell dhe vranësira të pjesshme në të gjithë territorin e vendit.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të variojnë nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës parashikohet të arrijnë nga 28 deri në 32 gradë Celsius, duke sjellë kushte të mirëfillta verore.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me një shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Kushtet meteorologjike pritet të jenë të favorshme për aktivitete në ambiente të hapura. Megjithatë, qytetarët këshillohen të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, për shkak të temperaturave të larta.