Aksident tragjik në Gjermani: Nënë e bir nga Kosova humbin jetën

Një aksident i rëndë rrugor në Gjermani i ka marrë jetën një 29-vjeçareje nga Kosova dhe djalit të saj 3-vjeçar.

Mediat gjermane kanë raportuar për ngjarjen, ndërsa burime të afërta me familjen kanë bërë me dije se viktimat, nënë e bir, ishin nga Gjakova.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, nëna dhe djali u goditën nga një kamion në trotuar, teksa gruaja po e çonte djalin në kopsht.