Disa banka në Bolivi kanë mbyllur përkohësisht degët e tyre në kryeqytetin administrativ La Paz, për shkak të protestave të dhunshme antiqeveritare dhe arsyeve të sigurisë.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, protestat janë intensifikuar ditët e fundit, duke parë pjesëmarrjen e sindikatave, minatorëve, fermerëve dhe mësuesve. Këta të fundit kundërshtojnë politikat e kursimit dhe rritjen e kostos së jetesës. Përveç kësaj, një pjesë e madhe e protestuesve kërkojnë edhe dorëheqjen e presidentit Rodrigo Paz.

Ndër bankat që kanë pezulluar veprimtarinë në qendër të La Paz janë Banco Nacional de Bolivia, Banco de Crédito de Bolivia, Banco Económico dhe banka shtetërore Banco Unión. Institucionet bankare u kanë kërkuar klientëve të përdorin shërbimet online dhe bankomatet, derisa situata të normalizohet.

Prej dy javësh, qyteti i La Paz është përballur me bllokime të rrugëve dhe kaos në qarkullim, duke shkaktuar mungesa të theksuara të karburantit, ushqimeve dhe ilaçeve.