Sonte zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale e fazës së play-off-it të Superligës së Kosovës në Basketboll, mes Trepçës dhe Bashkimit. Takimi do të luhet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, duke filluar nga ora 19:30.
Skuadra e Trepçës, e njohur ndryshe si “Xehtarët”, aktualisht kryeson serinë gjysmëfinale me rezultat 1-0. Ata siguruan fitoren në ndeshjen e parë me shifrat 94-79, duke marrë një avantazh të rëndësishëm në rrugën drejt finales.
