Vedat Muriqi në garë për çmime të rëndësishme individuale
Vedat Muriqi po zhvillon një sezon të shkëlqyer në futbollin spanjoll, duke u futur në garë për dy çmime prestigjioze individuale.
Sulmuesi kosovar i Mallorcës është në garë fillimisht për trofeun “Pichichi”, çmimi që i jepet golashënuesit më të mirë të La Ligës.
Njëkohësisht, “Pirati” është futur edhe në garën për “Këpucën e Artë” europiane. Me 22 gola të shënuar, të cilët i korrespondojnë 44 pikëve, Muriqi renditet mes golashënuesve më të mirë të kontinentit, duke iu afruar emrave si Kylian Mbappe në luftën për vendet e para.
Në krye të renditjes së “Këpucës së Artë” vazhdon të jetë Harry Kane me 66 pikë, ndërsa pas tij renditen Erling Haaland dhe Kylian Mbappe. Lajmin e bën të ditur IndeksOnline.
