Presidenti Donald Trump ka konfirmuar sot se Shtetet e Bashkuara do t’i sigurojnë Ukrainës një licencë për prodhimin e sistemeve mbrojtëse raketore “Patriot”. Kjo deklaratë erdhi pas një takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, ku Trump theksoi dëshirën e tij për t’i dhënë fund konfliktit dhe nuk përjashtoi një vizitë në Kiev.

Gjatë takimit me homologun ukrainas në samitin e NATO-s në Ankara, Trump u shpreh: “Do t’ju japim një licencë për të prodhuar raketa Patriot. Kjo është shumë interesante. Në këtë mënyrë, nuk mund të ankoheni se nuk po u japim mjaftueshëm.” Ai theksoi se sistemi Patriot është “një armë mbrojtëse, të cilën më pëlqen më shumë sesa një armë sulmuese”.

Presidenti Zelenskiy ka kërkuar vazhdimisht furnizimin me interceptorë të prodhuar në SHBA, të cilat janë arma e vetme në arsenalin e Ukrainës, e aftë për të rrëzuar predhat balistike.

Lidhur me një vizitë të mundshme në Ukrainë, Trump nuk e ka përjashtuar këtë mundësi, duke deklaruar se paraprakisht do të dëshironte t’i jepte fund luftës.