Presidenti Donald Trump ka lëshuar një kërcënim të ri ndaj Iranit, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të fundosin çdo anije iraniane që i afrohet bllokadës amerikane të vendosur ndaj porteve iraniane. Lajmin e raporton CNN.

Trump pohoi se, megjithëse marina iraniane është “shkatërruar plotësisht”, SHBA-ja nuk i ka fundosur ende “anijet e saj të shpejta sulmuese”. Ai paralajmëroi se, nëse këto anije i afrohen bllokadës, Marina Amerikane do të përdorë taktika të ngjashme me ato që aplikohen kundër anijeve të dyshuara për trafik droge.

“Paralajmërim: Nëse ndonjë nga këto anije i afrohet qoftë edhe pak bllokadës sonë, ato do të eliminohen menjëherë, duke përdorur të njëjtin sistem goditës që përdorim kundër trafikantëve të drogës në det. Ky sistem është i shpejtë dhe brutal,” shkroi ai në një postim në platformën “Truth Social”.