Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit është në gjendje shumë të mirë, duke thënë se rreth 30 anije kalojnë çdo ditë përmes kësaj rruge strategjike detare, transmeton IndeksOnline.
Trump gjithashtu tha se Kina ka qëndruar neutrale lidhur me situatën në Ngushticën e Hormuzit.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë rritur sërish, ndërsa siguria e lundrimit në këtë zonë mbetet një çështje e rëndësishme për tregtinë globale dhe furnizimet energjetike. /IndeksOnline/
