Presidenti amerikan, Doanld Trump thotë se nuk do të përdorë armë bërthamore në Iran, duke thënë se SHBA-të i kanë arritur qëllimet e tyre ushtarake në një mënyrë konvencionale.

“Pse do të më duhej?”, thotë Trump kur një gazetar e pyet nëse do të përdorte një armë bërthamore në Iran, duke e përshkruar pyetjen si “budallallëk”, raporton BBC.

Ai shton: “Pse do të përdorja një armë bërthamore kur ne i kemi shkatërruar plotësisht – në një mënyrë konvencionale – ata pa të?”

“Një armë bërthamore nuk duhet të lejohet kurrë të përdoret nga askush”./Indeksonline/