Abdixhiku prezanton kandidatët në Taslixhe: “Jehona, Berat, Fitim e Valon, ju priftë e mbara!”
Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, prezantuan kandidatët për deputetë të LDK-së nga zona e Taslixhes. Takimi u zhvillua në Bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në këtë lagje.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau edhe pamje nga tubimi, Abdixhiku shkroi:
“Gra e burra, të rinj e profesionistë, njerëz të dëshmuar në komunitet; ekip që e njeh lagjen, nevojat dhe potencialin e saj.
Jehona, Berat, Fitim e Valon, ju priftë e mbara.
Me shumë energji dhe mbështetje nga banorët e kësaj pjese të kryeqytetit, vazhdojmë rrugëtimin tonë derë më derë, lagje më lagje.”
