Një turist francez ka humbur kontrollin e automjetit të tij Mercedes-Benz mëngjesin e sotëm në Sarandë, duke u përplasur me barrierën mbrojtëse në kryqëzimin e rrugëve “Onhezmi” dhe “Skënderbeu”. Nga aksidenti, fatmirësisht, raportohen vetëm dëme të konsiderueshme materiale në automjet, ndërsa drejtuesi, shtetasi Yacine Mechmache, nuk ka pësuar lëndime fizike.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë Rrugore të Sarandës kanë mbërritur në vendngjarje. Pas testimit të drejtuesit për praninë e alkoolit, rezultoi se shtetasi francez nuk kishte konsumuar pije alkoolike.
Policia po vijon punën për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.
