Pyetja për fanellën e West Hamit, Guardiola përgjigjet me sarkazëm
Pep Guardiola ka reaguar me sarkazmën e tij karakteristike pasi u pyet nëse do të vishte një fanellë të West Ham Unitedit për t’i mbështetur ata kundër Arsenalit të dielën.
Trajneri i Manchester Cityt theksoi se fokusi i tij është tërësisht te ndeshja e skuadrës së tij kundër Brentfordit.
Gara për titullin në Premierligë po hyn në fazën vendimtare, me Manchester Cityn që ndjek liderin Arsenal. Skuadra e Guardiolës ndodhet pesë pikë prapa, por ka një ndeshje më pak, e cila mund të ndryshojë raportin e pikëve në javët e fundit të sezonit.
Ndërkohë, vëmendja është zhvendosur edhe te udhëtimi i ardhshëm i Arsenalit për t’u përballur me West Hamin, ndërsa rivalët shpresojnë se “Hammers” mund t’u marrin pikë liderëve të kampionatit.
Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes, Guardiola u pyet me shaka nëse do të vishte një fanellë të West Hamit. Trajneri i Cityt e hodhi poshtë menjëherë sugjerimin, duke e bërë të qartë se nuk kishte interes të përqendrohej te skuadrat e tjera, pasi skuadra e tij kishte ende një ndeshje të rëndësishme përpara.
Guardiola iu përgjigj pyetjes me sarkazëm gjatë paraqitjes së tij para mediave, duke thënë:
“Ti qenke shumë qesharak, apo jo?!” Më pas, ai e ktheu vëmendjen te detyra aktuale e skuadrës së tij, duke shtuar: “Le ta fitojmë ndeshjen tonë kundër Brentfordit dhe më pas në konferencën për shtyp, ju që, si gjithmonë, nuk rrini dot pa konferencat e mia, atëherë mund të më pyesni.”
