Ish-portieri i Kosovës, Samir Ujkani, ka vlerësuar lart cilësitë e Edon Zhegrova, duke e konsideruar si një aset të jashtëzakonshëm për çdo klub të madh evropian.
Në një deklaratë për “SportCast”, Ujkani u shpreh se një lojtar si Zhegrova do të ishte luks për Juventus dhe se duhet të shfrytëzohet maksimalisht për të ngritur nivelin e skuadrës, shkruan Indeksonline
“Unë besoj që për një klub si Juventusi, Edon Zhegrova është luks, është luks për ta pasur edhe besoj që Juventusi duhet ta shfrytëzojë djalin maksimalisht për ta rritur nivelin dhe të kthehet Juventusi ku e meriton të jetë, në finalet evropiane, pra në Ligën e Kampionëve, të shkojë të fitojë ose të jetë konkurrent për ta fituar Ligën e Kampionëve”, u shpreh Ujkani
Sipas Ujkanit, profili i Zhegrovës i përshtatet ambicieve të një klubi si Juventusi, i cili synon rikthimin në majat e futbollit evropian dhe konkurrimin serioz në UEFA Champions League./Indeksonline/
