UNICEF, në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), ka mbajtur një takim diskutues lidhur me zhvillimin e treguesve për fëmijët në kuadër të Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale.

Sipas organizatorëve, rishikimi i këtij sistemi paraqet një mundësi për të forcuar përfshirjen e fëmijëve në qendër të planifikimit, buxhetimit dhe vendimmarrjes në nivel lokal.

UNICEF bëri të ditur se, në bashkëpunim me anëtarët e KOMF-it, ka nisur hartimin e rekomandimeve që synojnë përfshirjen e treguesve të matshëm për fëmijët në sistemin e performancës komunale.

Këta tregues, sipas njoftimit, do të zhvillohen përmes konsultimeve dhe bashkëpunimit të ngushtë me komunat dhe partnerët e tjerë relevantë, me synim që politikat dhe vendimmarrja lokale të reflektojnë më mirë nevojat dhe të drejtat e fëmijëve.