Pushimi i Antonio Contes mund të ndërpritet më herët, pasi Manchester Unitedi raportohet se po e konsideron atë në rast se vendos të ndahet me Michael Carrickun.

Sipas “Corriere della Sera”, përmes “Calciomercato”, Conte është në krye të listës së Unitedit pas një fillimi zhgënjyes të sezonit, me katër pikë të grumbulluara në katër ndeshjet e para të Premierligës.

Carrick nënshkroi një kontratë të re vetëm disa muaj më parë, e cila zgjat deri në qershor të vitit 2029, pasi mori drejtimin e klubit pas shkarkimit të Ruben Amorimit në janar dhe e udhëhoqi skuadrën drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, joshja e një trajneri me përvojë dhe të dëshmuar si fitues thuhet se po e tundon drejtuesit e klubit.

Ish-trajneri i Juventusit është pa punë që nga maji, kur ndërpreu një vit para kohe kontratën me Napolin.

Raportimi thekson se ai do të rikthehej vetëm te një klub i madh me një projekt që përputhet me ambiciet e tij.

Koha është e sikletshme për Juventusin, ku Luciano Spalletti është nën presion pas fillimit të dytë më të dobët të kampionatit në tetë vitet e fundit.

Spalletti ka kontratë deri në qershor të vitit 2028 dhe këtë javë mori publikisht mbështetjen e klubit, por një pjesë e tifozëve do ta mirëpriste rikthimin e ish-trajnerit të tyre./GazetaExpress/