Kombëtarja e Kosovës në futboll për femra ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese të Grupit 2 të Ligës C për Kupën e Botës, të cilat do të zhvillohen këtë muaj kundër Bullgarisë.
“Dardanet”, siç njihet kombëtarja e Kosovës, zhvilluan seancën e parë stërvitore me përkushtim të plotë. Ajo u mbajt nën drejtimin e përzgjedhësit Sami Sermaxhaj dhe stafit të tij. Fokusi kryesor ishte te aspektet taktike, me qëllim përgatitjen sa më të mirë për këto sfida të rëndësishme.
Ndeshja e parë do të luhet më 14 prill në Sofje. Futbollistet kosovare synojnë të shfaqin edhe një herë një paraqitje dinjitoze dhe të arrijnë një rezultat pozitiv nga ky takim.
