Ministria e Shëndetësisë konfirmon: Vazhdon shtesa mujore prej 150 eurosh për mjekët publikë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe këtë vit është miratuar vendimi për vazhdimin e shtesës mujore prej 150 eurosh për mjekët që punojnë ekskluzivisht në sektorin publik shëndetësor.

Kjo politikë, sipas ministrisë, synon fuqizimin e sektorit publik shëndetësor, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e mjekëve që i kushtohen ekskluzivisht punës në institucionet publike.

Në njoftimin e saj, ministria falënderoi mjekët për kontributin e tyre të çmuar, duke u uruar shëndet dhe suksese në punën e tyre fisnike.