Vdekje e dyshimtë në Suharekë
Policia e Kosovës ka nisur hetime lidhur me një vdekje të dyshimtë të ndodhur në Suharekë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të premten, një person kishte dërguar babanë e tij pa shenja jete në Qendrën e Emergjencave në Suharekë.
Aty, ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
