Elijona i uron ditëlindjen Klodit, duke e pyetur: “Si vallë ende nuk je qetësuar?”
Dy banorët më të përfolur të sezonit të fundit të “Big Brother VIP Kosova” kanë tërhequr sërish vëmendjen e publikut.
Elijona i ka uruar ditëlindjen Klodit me një urim të veçantë dhe plot nënkuptime, siç shkruan IndeksOnline.
Në urimin e saj, Elijona shkroi: “Urime ditëlindjen Klodi, i njohur për dramat! Një vit më i vjetër dhe sërish duke shkaktuar drama kudo që shkon. Sinqerisht, si vallë me gjithë këto vite ende nuk je qetësuar? Shpresoj që ky vit të të sjellë lumturi, sukses, më pak stres dhe ndoshta pak qetësi, më në fund. Qëndro ylli dhe shpirti i ëmbël që je, të duam shumë!”
Pas imazhit ku ajo shfaqej në krah të Klodit, Elijona publikoi edhe një video nga festa e ditëlindjes së tij, e cila duket se ishte me një numër të kufizuar personash./IndeksOnline/
