**Çifti fitues i konkursit të Interex udhëton në Vjenë për koncertin e Yll Limanit**

Konkursi shpërblyes “Viti i Ëndrrave të Mëdha”, i organizuar nga Interex në platformën Instagram, ka përfunduar me sukses, duke shpallur çiftin fitues që sot udhëton drejt Vjenës për të ndjekur nga afër koncertin e shumëpritur të këngëtarit Yll Limani.

Përmes këtij konkursi, Interex u ka dhuruar fituesve një përvojë të plotë ekskluzive, e cila premton emocione të paharrueshme dhe momente unike. Kjo aventurë e veçantë në Vjenë do t’u mundësojë atyre të përjetojnë nga afër atmosferën magjike të koncertit të shumëpritur të Yll Limanit.

Loja u zhvillua nga data 6 deri më 30 prill në faqen zyrtare të Interex në Instagram dhe arriti të tërheqë një interesim të gjerë nga ndjekësit dhe konsumatorët anembanë Kosovës. Mijëra persona morën pjesë në këtë konkurs, duke ndjekur me përpikëri udhëzimet e pjesëmarrjes dhe duke shpërndarë entuziazëm në rrjetet sociale.

Ky organizim u ideua si një mënyrë për të shpërblyer besnikërinë e konsumatorëve të Interex dhe për t’u ofruar atyre përvoja të ndryshme, përtej përfitimeve të zakonshme. Për çiftin fitues, ky udhëtim do të jetë një mundësi e rrallë për të krijuar kujtime të paharrueshme në një nga koncertet më të përfolura të çastit.

Përfaqësuesit e Interex u shprehën të lumtur për interesimin e madh dhe reagimet tejet pozitive që kjo lojë shpërblyese ka marrë gjatë gjithë periudhës së saj të zhvillimit. Sipas tyre, surpriza dhe veprimtari të ngjashme do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, si pjesë e angazhimit të kompanisë për të qenë sa më afër konsumatorëve.

Programi “Viti i Ëndrrave të Mëdha” rezultoi të jetë më shumë se një konkurs shpërblyes; ai ishte një përvojë që bashkoi emocionin, muzikën dhe mundësinë për të jetuar një aventurë unike.