Rama: Shqipëria më pranë se kurrë familjes evropiane
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar për Ditën e Evropës, e cila shënohet çdo 9 Maj.
Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama theksoi se Shqipëria është sot më pranë se kurrë familjes evropiane.
“Mirëmëngjes dhe në këtë Ditë të Europës, ku Shqipëria është më afër se kurrë familjes europiane, ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruar ai.
Dita e Evropës, që kremtohet çdo vit më 9 Maj, simbolizon fillimin e bashkëpunimit dhe unitetit në kontinent pas Luftës së Dytë Botërore.
