Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Punës, sot do të fillojë aksionin e jashtëzakonshëm të inspektimeve, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Nga Ministria dhe Inspektorati bënë me dije se plani do te zgjasë për 14 ditë dhe në të gjithë Kosovën, raporton IndeksOnline.

Cak i këtij aksioni do të jenë vendpunishtet të të gjitha natyrave. Nga Inspektorati deklaruan se aksioni sot do të fillojë në Fushë-Kosovë, Prishtinë dhe Ferizaj, për t’u zgjëruar në të gjithë vendin.

Subjektet e inspektuara nga ekipet e Inspektoratit do të jenë të rëndomta.