Artistja e njohur kosovare Rinesa Qeriqi ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një tumor në tru.
Lajmin e hidhur e bënë të ditur familjarët e saj, të cilët kanë ndarë edhe një mesazh prekës publikisht, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e Rinës.
Në mesazhin e tyre thuhet: “Mëngjesi i sotëm na erdhi pa ty, Rina jonë. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, deri në përjetësi. Të duam fort, unë, mami, babi, Buna e Froni. Pusho e qetë, shpirti i bardhë”.
Qeriqi, e njohur në botën artistike me emrin “Rinessance”, po përballej prej kohësh me sëmundjen e rëndë.
Për 25-vjeçaren ishte organizuar më parë edhe një fushatë për mbledhje fondesh, me qëllim mbulimin e kostove të larta të mjekimit.
