Skuadra e Vëllaznimit ka regjistruar një nga fitoret më thelbësore të sezonit. Ata triumfuan ndaj Sigal Prishtinës me rezultatin 90-76, duke mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë në Superligë.
Basketbollisti Jericole Hellems ishte më i spikaturi i ndeshjes, duke shënuar 23 pikë, 6 kërcime dhe 8 asiste.
Pavarësisht kësaj fitoreje, Vëllaznimi mbetet në fund të tabelës së Superligës së Kosovës me 36 pikë, vetëm një më pak se kundërshtari i tyre i sotëm, Sigal Prishtina.
Burimi: IndeksOnline
