Vendim i ri: Legalizimi i filmave errësues në xhamat e makinave do të bëhet përmes A-TEST-it

Nga data 1 prill 2026, të gjitha automjetet me xhama të errësuar do të duhet t’i legalizojnë ato përmes procedurës së A-TEST-it. Ky veprim është i nevojshëm për t’u pajisur me dokumentacion të rregullt, siç raporton IndeksOnline.

Sipas njoftimit, ky proces do të realizohet në Qendrën e Automjeteve të Kosovës (QAK), ku do të verifikohet përputhshmëria e xhamave me standardet e lejuara.

Institucionet kompetente theksojnë se pa kryerjen e A-TEST-it, filmat errësues në xhama do të konsiderohen të paligjshëm, çka mund të sjellë gjoba për drejtuesit e automjeteve.

Pronarët e makinave që kanë instaluar filma errësues në xhama, këshillohen të paraqiten në QAK për të kryer testimin dhe për të shmangur dënimet e mundshme.