Gjatë kontrollit të dokumentacionit për një dërgesë tranzit të paraqitur në pikën kufitare Vermicë, një zyrtar doganor vërejti parregullsi në vlerën e deklaruar në dokumentet e para arritjes.
Sipas Doganës, pas harmonizimit të dokumentacionit, u krijua dyshime për deklarim të pasaktë dhe manipulim të dokumenteve.
Pas verifikimit të mëtejshëm, u konstatuan dy dokumente me të njëjtin numër të kontratës së shitblerjes, por me vlera të ndryshme.
“Për rastin në fjalë është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore sipas Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L 247.
Dogana e Kosovës riafirmon përkushtimin e saj ndaj mbrojtjes së tregtisë së ndershme dhe parandalimit të praktikave jo ligjore në tregti” deklaron Dogana e Kosovës.
