Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në qytetin e Vushtrrisë, afër parkut të qytetit.

Sipas pamjeve të siguruara një veturë ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga ura.

Si pasojë, shoferi i automjetit është dërguar menjëherë me emergjencë për trajtim mjekësor.

Për momentin, gjendja shëndetësore e shoferit ende nuk dihet.

Policia dhe ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat se si erdhi deri te ky aksident.