Kompozitori Adrian Hila dëshmoi dje për orë të tëra në polici lidhur me videot intime ku shfaqet i përfshirë, pas së cilës u la i lirë.

Burime nga Policia e Tiranës, të raportuara nga Euronews Albania, bënë të ditur se Hila, gjatë dëshmisë së tij, pranoi vendosjen e kamerave. Megjithatë, ai pohoi se në asnjë moment nuk ka pasur për qëllim përdorimin e filmimeve.

Pas disa orësh marrjeje në pyetje, Hila u lirua. Lidhur me pamjet, ai deklaroi se nuk kishte kryer asnjë shkarkim prej pajisjes DVR që ndodhet në banesën e tij.

Hetimet janë zgjeruar dhe pritet të merren në pyetje persona të tjerë të identifikuar në video. Disa prej tyre nuk janë marrë ende në pyetje për shkak të gjendjes së tyre psikologjike. Ndërkohë, mes personave që pritet të dëshmojnë është edhe gazetari që publikoi lajmin.