Kanë mbetur më pak se 25 minuta deri në përfundimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Deputetët janë mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, ku fillimisht pritet të votohet projektligji në lexim të dytë, ndërsa më pas do të procedohet me votimin për Presidentin.
Ndërkohë, në Kuvend tashmë është sjellë edhe kutia e votimit. Deputetët pritet të votojnë në mënyrë të fshehtë për kandidaten për Presidente.
Nga PDK-ja janë propozuar dy kandidate për këtë post, Justina Shiroka-Pula dhe Eliza Hoxha. /IndeksOnline/
