**Ura e Re në Mitrovicë, Pranë Përfundimit**

Punimet për ndërtimin e urës së re në Mitrovicë po vijojnë me ritme intensive, ndërsa projekti ka hyrë tashmë në fazat e tij përfundimtare.

Këtë e bëri të ditur Ministria e Infrastrukturës përmes një njoftimi të ri.

Me ritmin aktual të punimeve, përfundimi i urës pritet të realizohet brenda afatit të parashikuar.

Ministria thekson se ky investim do të rrisë sigurinë dhe efikasitetin në qarkullim, do të përmirësojë ndjeshëm lidhjen midis zonave të qytetit dhe do të krijojë kushte më të favorshme për lëvizjen e qytetarëve, zhvillimin e biznesit dhe aktivitetin ekonomik.

Në njoftim theksohet se “Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e punimeve në terren, duke u fokusuar te cilësia, dinamika dhe respektimi i afateve”.