Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e asamblistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke i cilësuar ata si urën kryesore të komunikimit mes qytetarëve dhe institucioneve, si dhe zërin e drejtpërdrejtë të çështjeve që prekin jetën e përditshme të popullit.
Gjatë një takimi me asamblistët e LDK-së, Osmani u shpreh se ata janë përfaqësuesit më të afërt të qytetarëve në çdo komunë të Kosovës. Sipas saj, asamblistët përbëjnë forcën e partisë në terren, duke vepruar si këshilltarë të besueshëm për nivelin qendror dhe si bartës të shqetësimeve reale të qytetarëve, të cilat më pas shndërrohen në veprim politik dhe institucional.
Ajo theksoi se përmes angazhimit të tyre, lidhja me qytetarin forcohet dhe udha e veprimit bëhet më e qartë. Osmani shfrytëzoi rastin t’i falënderojë ata “nga zemra për punën e tyre të palodhshme për ta rikthyer besimin qytetar te LDK-ja”.
