Votimi me postë në Francë: Ambasada e Kosovës sqaron adresën për dërgimin e zarfeve

Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris ka njoftuar mërgimtarët në Francë se zarfet e votimit me postë, të destinuara për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, nuk duhet të dërgohen në adresën e selisë diplomatike.

Në një njoftim zyrtar, të publikuar në faqen e saj në Facebook, theksohet se zarfet duhet të drejtohen ekskluzivisht në adresën e kutisë postare të përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Adresa e saktë, sipas udhëzimeve, është:

KQZ – ZGJEDHJET
BP 30034
75362 PARIS CEDEX 08

Gjithashtu, bëhet e ditur se afati për votimin me postë ka nisur më 21 maj dhe do të zgjasë deri më 6 qershor 2026.