Zëdhënësja e ish-presidentes Vjosa Osmani, Egnesa Vitia, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, duke paralajmëruar padi për shpifje.

Përmes një reagimi publik, Vitia ka bërë të ditur se Bajqinovci do të përballet me padi nga ish-presidentja Osmani për shkak të deklaratave që ajo i ka cilësuar si të pavërteta.

“Për shpifjen e publikuar sonte, deputeti Mefail Bajqinovci do të paditet për shpifje nga Presidentja Osmani. Për dallim nga pretendimet e tij të pavërteta, Presidenca posedon dëshmi të qarta dhe konkrete që dëshmojnë se ai dhe urdhërdhënësit e kësaj shpifjeje po gënjejnë. Shihemi në gjykatë”, ka shkruar Vitia.

Reagimi i saj vjen pasi Bajqinovci kishte kritikuar rolin e Presidencës në raport me çështjen e masave dhe zhvillimet në veri të vendit, duke pretenduar se ajo nuk ka kontribuar në heqjen e tyre dhe se ka qenë në të njëjtën linjë me emisarin Lajçak. /IndeksOnline/