**Vjosa Osmani: Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë arsye të refuzojë kandidaturën time për Presidente**

Vjosa Osmani, pas përfundimit të procesit zgjedhor parlamentar të së dielës, ka zhvilluar një konferencë për media ku ka adresuar edhe çështjen e postit të Presidentit të Republikës.

Ajo ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë arsye për ta refuzuar kandidaturën e saj për këtë post.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin tim për Presidente të shtatë të Republikës së Kosovës,” theksoi Osmani, duke shtuar, “Kaq është përgjigja ime.”