Vlera e Kombëtareve: Kosova, miliona euro më e vlerësuar se Izraeli
Kombëtarja e Kosovës në futboll zhvillon sonte ndeshjen e tretë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve të UEFA-s. Kundërshtari i “Dardanëve” është Izraeli, dhe sipas të dhënave, ekipi i Kosovës rezulton të jetë dukshëm më i vlerësuar.
Vlera totale e futbollistëve të Kosovës arrin në 146 milionë euro, ndërsa ajo e kombëtares izraelite shkon në 110 milionë euro.
Dy futbollistët më të shtrenjtë në formacionin e Kosovës luajnë në Bundesligën gjermane: Fisnik Asllani, vlera e të cilit shkon në 35 milionë euro, dhe Leon Avdullahu, me një vlerë prej 30 milionë eurosh.
Nga ana tjetër, te Izraeli, lojtarët më të vlerësuar janë Anan Khalaili, me një vlerë prej 23 milionë eurosh, i cili aktivizohet me Crystal Palace në Premier League, si dhe Oscar Gloukh, që vlen 12 milionë euro dhe luan për Ajaxin në Eredivisie.
Ndeshja zhvillohet sonte në Hungari, duke filluar nga ora 20:45. Ky lajm është bazuar në të dhënat e raportuara nga Indeksonline.
