Vojvoda, pas fitores ndaj Irlandës: Të gëzohemi sot, nesër mendojmë për Austrinë
Zëvendëskapiteni i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, shprehu kënaqësinë e tij pas fitores 1-0 të “Dardanëve” ndaj Irlandës, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova siguroi triumfin falë golit të Vedat Muriqit në minutën e 83-të të takimit. Pas ndeshjes, Vojvoda theksoi se sfida ishte e vështirë, duke vlerësuar Irlandën si një skuadër fizikisht mjaft të fortë.
Në deklaratën e tij, Vojvoda u shpreh: “Nuk ishte e lehtë, është një kombëtare fizikisht shumë e fortë, e pamë stilin e lojës me topa të gjatë. Ne bëmë lojën tonë dhe jemi të kënaqur që arritëm të shënojmë. Treguam se dimë të luftojmë. Çdo ndeshje është e rëndësishme. E dimë sa shumë rëndësi ka ky grup për play-off-in e Euro 2028, kështu që synojmë të fitojmë radhazi.”
