KQZ-ja drejt përmbylljes së numërimit të votave nga diplomatët, nis procesi për ato me postë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) synon të përmbyllë gjatë ditës së sotme, të premte, numërimin e fletëvotimeve të ardhura nga përfaqësitë diplomatike.
Lajmin e bëri të ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Elezi shtoi se, menjëherë pas përfundimit të këtij procesi, do të nisë numërimi i fletëvotimeve të dërguara me postë.
