Votohet Qeveria Kurti IV

Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re, të drejtuar nga Albin Kurti, duke shënuar kështu fillimin e mandatit të tij të katërt si kryeministër. Lajmin e raporton Ekonomia Online.

Qeveria mori mbështetjen e shumicës së deputetëve të pranishëm, duke u votuar me 62 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Para votimit, kryeministri Kurti prezantoi ekspozenë e qeverisë së re, ku theksoi arritjet e mandatit të kaluar në ekonomi, masat sociale dhe mbështetjen për sektorë të ndryshëm.