Tragjedi në Fier: Vrau bashkëshorten dhe më pas vetëvritet, kush ishin viktimat

Një ngjarje tragjike ka tronditur sot fshatin Kuman të Roskovecit, Fier, ku Shefit Rrapaj, rreth 80 vjeç, ka vrarë bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Vrasja-vetëvrasja dyshohet të ketë ndodhur për motive ende të paqarta, ndërkohë që çifti i moshuar u gjet pa jetë gjatë ditës së sotme.

Sipas burimeve të policisë dhe raportimeve mediatike, në familjen Rrapaj kishin ekzistuar konflikte të vazhdueshme ndër vite.

Vetëm katër ditë më parë, policia kishte ndërhyrë në banesën e tyre për të adresuar mosmarrëveshjet e shpeshta mes bashkëshortëve.