Ditën e djeshme në Vushtrri, është mbajtur panairi ‘’Vushtrria Code Fest’’, ku nxënës të shumtë kanë prezantuar projektet e tyre.

Të pranishëm kanë qenë edhe institucioni i arsimit Western Balkans University,  për të cilin interesimi i vizitorëve duket se ka qenë mjaftë i madh.

Western Balkans University, shquhet si një nga institucionet më moderne të arsimit të lartë në rajon, ofron programe të orientuara drejt tregut të punës dhe teknologjive të së ardhmes.

WBU ka në fokus arsimimin në fushat kompjuterike e ato mjekësore, të cilët, do të dhurojnë tre bursa.