**Xavi mbyll dyert për klubet, synon drejtimin e një kombëtareje**
Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka bërë të ditur se hapi i tij i ardhshëm në karrierë do të jetë në drejtimin e një kombëtareje, duke përjashtuar për momentin mundësinë e rikthimit në futbollin e klubeve.
Tekniku spanjoll theksoi dëshirën e tij për t’u provuar në futbollin e kombëtareve, ku beson se do të ketë më shumë kohë për familjen e tij, sipas raportimeve të IndeksOnline.
“Hapi im i ardhshëm mund të jetë drejtimi i një kombëtareje. Kjo më përshtatet dhe e dëshiroj. Kam familje dhe fëmijë të vegjël, prandaj një klub nuk do të më lejonte të kaloja aq shumë kohë me ta,” deklaroi Xavi. “Jam i interesuar të marr pjesë si trajner në një Kupë Bote, Kampionat Evropian (EURO), Kupën e Kombeve të Afrikës (AFCON) ose Kupën e Azisë.”
Mbetet për t’u parë se drejtimin e cilës kombëtare do ta marrë Xavi Hernandez në të ardhmen, pasi deri më tani nuk ka asgjë zyrtare./IndeksOnline/
